Çfarë është Tirana Code_?
Tirana Code është një nismë që synon rritjen e interesit të të rinjve për të marrë iniciativa në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjsh që synojnë të zhvillojnë një karrierë në teknologi. Me anë të aktiviteteve të ndryshme ne synojmë të sjellim së bashku sa më shumë të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë, duke nxitur kështu inovacionin dhe krijimtarinë.
Aktiviteti i parë, që do të mbahet në Tirane më 27 Dhjetor 2015, quhet Web Security Bootcamp dhe synon edukimin e të rinjve shqiptare që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth programimit në web. Në fokus do jetë siguria kibernitike. Pjesëmarrësit do ndahen në skuadra dhe nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen tonë do të sulmojnë në mënyrë sistematike serverë që mbajnë një aplikacion të ngritur enkas për këtë projekt. Ata do garojnë në gjetjen e pikave të dobëta të aplikacionit dhe në fund të ditës pritet të jenë më të informuar rreth faktorëve që e bëjnë një website të hapur ndaj sulmeve. Rrjedhimisht, pjesëmarrësit do mësojnë në mënyrë praktike dhe sistematike hapat që duhen ndërmarrë për të krijuar një website të sigurt dhe që mbron me përgjegjësi të dhënat e përdoruesit.
Na shkruani ne tiranacode@gmail.com nëse doni të bëheni pjesë e aktivitetit, ju pëlqen të ndertoni apo të thyeni gjëra, keni qejf të mësoni më shumë rreth zhvillimit në web apo thjesht jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe internetit dhe doni të shkëmbejmë dy fjalë.