Fondacioni EDS lind nga nevoja për të krijuar një rrjet kulturor që karakterizohet nga shkëmbime dhe nisma të përbashkëta për promovimin kulturor dhe ekonomik të zonave me interes historik, artistik, ambiental, turistik, të siteve arkeologjike, në bashkëpunim me institucione publike dhe kulturore, fondacione, shoqata, Unesko, agjenci turistike.
Gjithashtu u vjen në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për një informacion profesional, social-kulturor në mënyrë të vazhdueshme dhe periodike mbi Shqipërinë, përfshirë dhe institucionet publike dhe private të interesuara për konsulencë profesionale për probleme të natyrës legjislative, ekonomike e të tjera.
Nepermjet organizimit te aktiviteteve kulturore, Fondacioni EDS ka si qellim themelor te jete partner i privilegjuar i subjekteve publike, private dhe i artisteve lokale, si rezultat i impenjimit ne rivleresimin e nevojave dhe traditave kulturore.
Nepermjet organizimit te konferencave, takimeve, seminareve, aktiviteteve me karakter artisti/kulturor do te perpiqet te zhvilloje nje politike kulturore qe ka ndikim ne boten akademike, kulturore dhe artistike te qytet te Tiranes dhe me gjere.
Vemendja e Fondacionit EDS do te perqendrohet ne bashkepunimin me Universitetin e Tiranes dhe universitete te tjera, institucione dhe personalitete te rendesishme per te zhvilluar nje politike kulturore te re dhe te kujdesshme. Per te realizuar qellimet e tij, Fondacioni EDS do te synoje te bashkepunimin me rrjetet kulturore Europiane.
Aktivitetet Institucionale
- Realizimi i projekteve kulturore ne Tirane dhe ne qytete te tjera.
- Konferenca, seminare,workshops me tematika te lidhura me pasurine kulturore dhe turistike te ketyre zonave.
- Kurse trajnimi dhe azhornimi profesional.
- Kurse specializimi te lidhura me projektet nderkombetare dhe planifikimet financiare europiane per kulturen.
Një listë jo e ezauruar e fushave të tjera të veprimit
- Studime mbi fleksibilitetin dhe investimet e ardhshme ne Shqiperi.
- Aspekte te tregut te punes.
- Bashkepunim me universitetet ne fushen kerkimore.
Programi i aktiviteteve ne fushat e trajnimit
Ne fushen e librit dhe arkivit
Fondacioni EDS do te nxise:
- kontakte direkte me librari te vendeve te tjera dhe me “International Federation of Library Associations (IFLA)
- shkembimin e librave dhe materialeve te tjera informative, mikrofilmave, arkivave elektronike, kataloge me librari publike dhe biblotekat e fondacioneve te vendeve te tjera per te pasuruar koleksionin w saj, ne perputhje me legjislacionin e ketyre vendeve.
- organizimin e takimeve midis librarive dhe arkivisteve te kesaj fushe.
Fondacioni EDSdo te mbeshtese perkthimin, botimin e veprave letrare dhe shkencore te autoreve te ndryshem shqipetar dhe te huaj, si dhe organizimin e konferencave dhe seminareve mbi keta autore.
Ne fushen e kultures dhe artit
Fondacioni EDS do te mbeshtese:
- organizimin e panaireve (artit, librit) dhe ekspozitave, festivale nderkombetare te filmit qe do te organizohen ne shqiperi dhe ne vende te tjera, ne vecanti ne Venecia.
- bashkepunimin midis institucioneve, organizmave dhe shoqatave te filmmakers, vecanerisht ne fushen e prodhimit te filmave, dokumentare dhe fikshen, prezantimin dhe shperndarjen e tyre ne shqiperi dhe vende te tjera.
- bashkepunimin ne fushen e drames.
- bashkepunimin e takimeve midis profesoreve te teatrit, ne vecanti drejtore, koreograf, decor/costum designers, kritike dhe eksperte per studime ne fushen e teatrit.
- pjesmarrjen e artisteve, oservatoreve, anetare jurish, kompozitoreve, solisteve dhe grupeve ne festivale te muzikes, operas, baletit dhe kercimit qe do te mbahen ne shqiperi dhe vende te tjera.
- projektet ne fushen e ruajtjes se objkteve me vlere historike dhe kulturore ne bashkepunim me Unesko, Keshillin e Europes, institucione dhe fondacione te tjera.
- organizimin e ekspozitave te artit bashkekohor, figurativ dhe eksperimental.
- ekspozita ne bienalet dhe simpoziumet e arteve te bukura.
- iniciativat e studenteve te Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane per aktivitet e tyre rreth restaurimit te veprave te artit.
Fondacioni EDS do te:
- ftoje dhe do te dergoje regjizore, aktore, skerist dhe staf teknik ne festivale qe do te organizohen ne shqiperi dhe ne vende te tjera.
- nxise pjesemarrjen ne festivalet internacionale te trupave.
- zhvilloje kontaktet me fondacione per kulturen dhe artin, kulturen dhe edukimin, muziken etj.
- bashkepunoje ne fushen e arkeologjise, muzeologjise dhe restaurimit te relikave dhe monumenteve te kultures.
Pasuria kulturore (koleksioni i veprave te artit)
Fondacioni EDS do ti kushtoje vemendje pasurise artistike e cila do te jete dhe nje nga sektoret kryesore ku do te operoje. Fondacioni ka nje rol kryesor ne fushen e kerkimeve artistike.
Duke u nisur nga koleksionet qe Fondacioni EDS disponon nga artiste shqipetare bashkekohore, ajo do te vazhdoje te mbledhe vepra te artisteve vendas dhe do ta zgjeroje koleksionin me artiste te huaj. Me mbeshtetjen e eksperteve te artit do te nxjerr ne pah vlerat unikale te cdo koleksioni ne menyre qe ta bej te njohur dhe te vizitueshem per qytetaret nepermjet ngjarjeve ekspozuese.
Sport
Fondacioni EDS do te nxise kontaktet dhe bashkepunimin midis institucioneve te sportit, duke perfshire shkembimin e eksperteve si dhe organizimin e aktiviteteve te ndryshme sportive brenda dhe jashte vendit me rinine shkollore te kryeqytetit dhe me gjere.
Kohet e realizimit te aktiviteteve
Realizimi ne kohe te:
- shkurter dhe me vlere funksionale ne kohe te gjate
- shkurter dhe me vlere funksionale ne kohe te shkurter
- gjate dhe me vlere funksionale ne kohe te gjate
Karakteristikat e projekteve te Fondacionit EDS
- komplekse
- dinamike dhe nderthurje e fushave te ndryshme
- me kohe te pakufizuar
- me shume objektiva
- perfshihen disa subjekte (institucione publike dhe private, qytetare, media, profesioniste, artiste te ndryshem etj)