1. Per çfare festivali behet fjale?
MotoFest është një event 3 ditor me aktivitete të shumta “free” për të gjitha moshat për të kaluar momente ndryshe nga ditët e zakonshme. Është bërë tashmë traditë që MotoFest zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motorra dhe sigurisht muzikës rrok, por jo vetem kaq. Bodybuilding show, classic cars show, air show dhe shume aktivitete te tjera do jene pjese e MotoFest 2016.
2. Ne çfare vendi do te zhvillohet ky festival?
Festivali do te mbahet ne sheshin Italia (Piazza ITALIA), prane stadiumit Qemal Stafa.
Shiko vendndodhjen ne harte
3. Datat dhe orari i hapjes se MotoFest
Eventi do te mbahet nga data 17 qershor duke u mbyllur mbremjen e te dieles, me 19 qershor.
Hapja behet ne oren 10.00 diten e premte me muzike nga DJ te ndryshem dhe katering te hapur gjate gjithe fundjaves.
4. Kush mund te marre pjese ne MotoFest?
MotoFest fton te gjitha moshat te behen pjese e festes pasi cdo person, i ri apo ne moshe mund ta gjeje veten shume mire ne aktivitetet qe zhvillohen.
5. A duhet une te rezervoj nje bilete per te marre pjese ne festival?
Jo, pjesemarrja eshte falas per te gjithe, per te gjitha moshat.
6. A mund t’i bashkohem festivalit ne çfaredo ore qe te jem I lire?
Patjeter, eventi eshte i hapur per te gjithe ne cfaredo ore qe ju keni mundesi te beheni pjese e aktiviteteve dhe muzikes qe do na shoqeroje gjate 3 diteve.
7. A mund te vij me biçikleten/ motorrin tim ne festival?
Patjeter, mund te merrni mjetin tuaj per tu bere keshtu pjese e atmosferes se dashamiresve te 2 rrotakeve
8. A ka mundesi parkimi prane?
Sigurisht, do jene hapesira te posacme per rezervimin e automjeteve tuaja
9. A do te kete ushqim / pije gjate festivalit?
Po, sherbimi i kateringut do jete i pranishem gjate fundjaves ne sheshin “Italia” me produke te fresketa dhe te shendetshme.
Agr.al sjell prane jush ushqimet bio nga fermeret e zonave.
Gjithashtu nuk do mungoje birra, pija simbolizues e motorristave.
10. A do te kete mundesi per te marre me qera motorra, bicikleta? Nese po a do kete nga ajo kategori te cilat nuk kerkojne patente?
Jo, por ne qofte se doni te beni foto apo xhiro me motorrat Harley Davidson, mund te pyesni dhe te kerkoni nga pronaret e motorrave leje per ti perdorur. Ata do jene te gatshem tju ndihmojne per informacione dhe nga menyra e vecante e jetes se nje motorristi. Gjithashtu do jete nje piste e rezervuar per pedalimin e bicikletave.
11. Çfare konkursesh jane organizuar per te ftuarit?
“Easy rider race” eshte gara me motorra qe do mbahet diten e premte paradite. Per me shume informacion dergoni sms ne faqen tone ne facebook EDS Foundation mbi eventin MotoFest.
12. Cfare muzike dhe grupesh muzikore do performojne gjate 3 diteve?
Shikoni ketu programin 3 ditor mbi aktivitetet muzikore.
13. Ka te ftuar special ne event?
Specifikisht do të jenë disa grupe muzikore rroku që do të performojnë ‘live’, disa DJ që do të vijnë nga Italia dhe e ftuar speciale do të jetë këngëtarja <strong>Nora Istrefi</strong>, e cila do performojë mbrëmjen e së shtunës.