Ekspozita “Rrugë paralele” e piktorit Lin Delia

Profetikja në artit e Lin Delisë Lin Delia, piktori që do të përshëndetej si një artist i rrallë në shumë vende, në Shqipëri, në atdheun e vet, ka qenë më i pavërejtur se një fantazmë. Kjo ndodhte për arsyen e njohur se në gjysmën e dytë të shekullit, prej Shqipërisë ishin larguar, ndër të tjera, shenjat e epërme të qiellores, të hyjnisë e të transhendentales. Të mbetura pa to, pëlhurat e piktorëve, ashtu si gjithë artet, do të shkretoheshin si rrallëkund.
Duke u arratisur nga Shqipëria, më 1949, për të kërkuar lirinë, në radhë të parë në art e pastaj në jetë, pikërisht në kohën kur i është dukur se ka lënë pas vetes gjithçka, e ka kuptuar se ka ndodhur e kundërta, ka marrë gjithçka e s’ka harruar asgjë…
Ismail Kadare, Prill 2010

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds