Fondacioni EDS organizon aktivitetin me titull “Working with the Stars”

Objektivi: i ketij aktiviteti konsiston ne takime dhe bashkebisedime te femijëve të shkollave te mesme apo nentevjecare te Tiranës me figurat e shquara në fushat e artit, kulturës, sportit si dhe me profesionistë të talentuar. Gjate ketyre aktiviteteve te rinjte do te arrijne edhe te punojne se bashku me figurat e shquara duke krijuar nje experience te paharruar ne jeten e tyre. Qellimi: I ketij aktiviteti eshte rritja e interesimit te te rinjve per te krijuar nje orientim per te ardhmen e tyre duke u frymezuar nga karriera dhe suksesi i figurave te shquara ne jeten profesionale. Gjithashtu ky aktivitet mendohet te sherbeje si shtyse edhe per organizma te tjera qe mund te japin kontributin e tyre ne ndihme te edukimit dhe sensibilizimit te brezit te ri per te menduar seriozisht per te ardhmen e tyre. Vendi: Vendi ku do te zhvillohet aktiviteti do te jene ambientet e shkollave ose ambiente kulturore si Akademia e Arteve, Kinema Imperial ne Sheraton, etj. Organizimi: Aktiviteti do te organizohet nga Fondacioni EDS ne bashkepunim me drejtuesit e shkollave nxenesit e te cilave do te marrin pjese ne takime. Figurat e shquara do te bejne bashkebisedime me nxenesit e shkollave ku do te tregojne rrugetimin e tyre qe i ka çuar drejt suksesit profesional, sfidat me te cilat ata jane perballur dhe marjen e vendimeve te drejta ne jeten e tyre. Bashkebisedimi do te jete interaktiv, ku edhe nxenesit do te shprehin mendimet dhe shqetesimet qe ata kane ne jeten e tyre shkollore dhe familjare. Per ti bere keto aktivitete edhe me zbavitese ato do te shoqerohen edhe me veprimtari kulturore si: shfaqje teatri, filmash indipendent etj. Suporti: Fondacion EDS dhe stafi i saj do te suportoj aktivitetin me logjistiken e nevojshme, transport, projektor, monitor, foni, si dhe cdo nevoje tjeter per realizimin e projektit. Kohezgjatja: Aktiviteti do te zhvillohet ne seanca nga 1-2 ore secila dhe do te kete nje seance çdo jave per nje periudhe 6 mujore. Aktiviteti do te zhvillohet pasdite duke koordinuar oraret me drejtuesit e shkollave. Klikoni ketu per te pare prezantimin ne format pdf

rejarlitet kalimtar

Days
Hours
Minutes
Seconds